Dita e Evropës, Maqedonia e Veriut pret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve

Maqedonia

Dita e Evropës, Maqedonia e Veriut pret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:07
Dita e Evropës

Evropa sot e shënon ditën e saj 9 Majin – simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, e prezantojnë identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut pret që nga Këshilli i BE-së në qershor do të marrë datë për fillim të bisedimeve. Në atë paraprakisht do të pasojë raport i Komisioni Evropian. Marrëveshje për Ligjin për prokurori publike është një nga kushtet për marrje të raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Përfaqësuesit qeveritar pajtohen se në BE për të gjithë është e qartë se këtë vit Maqedonia e Veriut duhet të fillojë bisedimet, duhet të ketë vendim, kurse kur ky vendim do të merret varret nga disa rrethana, në njërën anë vazhdimi i zbatimit të reformave të brendshme ndërsa në anën tjetër ndodhitë në vet BE-në, në vendet e të cilës tashmë kanë nisur fushatën për në Kuvendin Evropian.

Kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar tha se këtë verë, në qershor apo korrik vendi do të fitojë dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve me BE-në, se reformat janë zbatuar maksimalisht, dhe se e gjithë kjo është vizatuar në Planin 18.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në panel tha se Maqedonia e Veriut tani është duke hyrë në 20 ditët e fundit para publikimit të raportit të sivjetmë të Komisionit Evropian, duke shprehur pritshmëri se ky do të jetë raport në bazë të së cilit vendi do të marrë vendim për fillimin e negociatave me BE-në në qershor.

Ai tha se pas zgjedhjeve të mirëorganizuara, vendi hyn në një stabilitet politik.

“Në këto dhjetë ditë do ta koncentrojmë të gjithë energjinë shoqërore, shtetërore dhe politike që të mos lëmë asnjë argument që fillimisht ta marrim raportin më të pastër dhe rekomandimin më pozitiv, por edhe vendimin pozitiv”, tha Osmani.

Maqedonia e Veriut është vend kandidat që nga viti 2005 për anëtarësim në BE. Në vitin 2001 është vend i pari nga rajoni që e ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim – asociimit. Në vitin 2004 aplikoi për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e mori statusin vendit kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat