Shkup, 13 aksidente gjatë ditës së djeshme

Maqedonia

Shkup, 13 aksidente gjatë ditës së djeshme

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:27
Aksident

Një çiklist ka marrë lëndime të rënda trupore në një nga 13 aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në Shkup. Dhjetë persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia e komunikacionit ka dënuar shtatë vozitës që janë lëvizur me shpejtësi më e madhe nga ajo e lejuara, pesë vozitës kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, tre vozitës s’kanë dhënë përparësi kalimi në vija të bardha, tre vozitës për tejkalim të parregullt, katër motoçiklistë për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, një vozitës për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe dhjetë vozitës që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes së makinës.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 11 vozitës që kanë drejtuar makinën para se ta marrin lejen e vozitjes si dhe dhjetë makina të paregjistruara.

Janë dënuar edhe tetë këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha dhe dy këmbësorë që kanë kaluar rrugën në të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat