Takim i biznes bashkësive nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për shenjat tregtare më 15 dhe 16 maj në Athinë

Maqedonia

Takim i biznes bashkësive nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për shenjat tregtare më 15 dhe 16 maj në Athinë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:49
Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Siç raportojnë nga AIM, të mërkurën dhe të enjten, më 15 dhe 16 maj në Athinë fillon dialogu mes biznes bashkësive nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia për shenjat tregtare sipas asaj që është paraparë me Marrëveshjen e Prespës.

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së greke Ioannis Brahos nga Asambleja vjetore të Shoqatës së eksportuesve grekë në Selanik, ka thënë se “të dyja palët dëshirojnë që ta shprehin vullnetin e tyre politik që të zgjidhen problemet në lidhje me emrat” dhe ka sqaruar se dialogu nuk udhëhiqet mes dy shteteve, por mes biznes bashkësive.

“Të dyja shtetet, po tentojnë me shërbime të mira, në mënyrë pozitive ta përforcojnë këtë biznes dialog dhe t’i inkurajojnë grupet e ekspertëve për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, atje kur ekzistojnë probleme”, ka thënë Brahos.

Dialogun e grupeve të ekspertëve do ta ndjekin sekretarët e përgjithshëm të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Ioannis Brahos dhe Viktor Dimovski, por vetëm në pjesën në lidhje me respektimin e Marrëveshjes së Prespës.

Dy sekretarët do ta marrin pjesë për të ndjekur respektin e Marrëveshjes së Prespës dhe jo të përfshihen proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat