Të shtunën fillon spërkatja me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Maqedonia

Të shtunën fillon spërkatja me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:20
Spërkatja me Aeroplan

Bashkia e Shkupit nëpërmjet një kumtesë i informon qytetarët se në faza e parë e spërkatjes me aeroplan kundër mushkonjave do të bëhet më të shtunën në orët e hershme të mëngjesit.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë një gjë të tillë, e njëjta do të kryhet një ditë pas në të njëjtën kohë, kur do të përmirësohen kushtet e motit”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Autoritetet e Bashkisë së Shkupit  njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat