Do të hetohen bizneset e kryeministrit Zaev, Angjushev dhe Mançeskit

Maqedonia

Do të hetohen bizneset e kryeministrit Zaev, Angjushev dhe Mançeskit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:34
Zoran Zaev dhe Koço Angjushev

Komisioni Anti-Korrupsion do të hapë 6 lëndë që ka paraqitur partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ku është i përfshirë kryeministri Zoran Zaev për rastet e njohura në opinion si “Ryshfeti” dhe “Global”, si dhe për të ashtuquajturat firmat bullgare.

Lëndë hapet edhe për legalizimin e pushimoreс “Kullat mbretërore”. Sqarimi i Komisionit Anti-korrupsion se pse hapin lëndë ku ka procedurë gjyqësore është se komisioni ka vepruar për shkak se ka paraqitje.

Është hapur lëndë lidhur me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski si dhe për zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.

Për Angjushev hetohet se si është dhënë tokë për ndërtimin e hodroelektranve “Topollki”, pronar i së cilës është vëllai Todor Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat