Mesazhe në Ditën e Evropës: Është koha për unitet, së pari për fillim të negociatave, më pas për avancim në negociata

Maqedonia

Mesazhe në Ditën e Evropës: Është koha për unitet, së pari për fillim të negociatave, më pas për avancim në negociata

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:43
Samuel Zhbogar

Maqedonia e Veriut është lajm i mirë i Ballkanit. Vendi solli vendime të vështira dhe ka bërë kompromise të mëdha për t’i realizuar synimet e veta strategjike dhe ajo është anëtarësimi në NATO dhe BE. Tani është koha për bashkim, ndërsa politikanët dhe partitë politike t’i lënë mënjanë dallimet, me qëllim që të intensifikohen përpjekjet së pari të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, së dyti të shkohet përpara në negociatat.

Këto ishin mesazhet kyçe që sot u dhanë me rastin e Ditës së Evropës 9 Maji, në “BE Mëngjes”, të organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe në të cilin u drejtuan presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministri Bujar osmani dhe euroambasadori Samuel Zhbogar.

Presidenti i sapozgjedhur, Pendarovski në fjalim para ambasadorëve të BE-së tha se zgjedhjet që përfunduan nuk ishin aq të rëndësishme për fitoren e tij, por se ishin të pastra dhe demokratike.

Kjo, siç tha Pendarovski, është vetëm një pjesë e asaj që vendi mund t’i ofrojë Unionit para samitit të ardhshëm në muajin qershor, kur presim vendim për fillimin e negociatave.

“Synimi im kryesor si president në pesë vitet e ardhshme, përveç anëtarësimit në NATO dhe BE, është të jem edhe bindës i kombit, i cili është shumë i ndarë në të kaluarën. Që nga dita e parë e marrjes time të funksionit do të punoj me opozitën, me sektorin civil, me mediumet, me të gjithë ata që e ndajnë qëllimin e përbashkët dhe ajo është të jemi anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe NATO-s dhe të jemi evropianë të vërtetë”, tha Pendarovski.

Ai ambasadorëve u tha se vendi pret lajme të mira nga kryeqytetet e BE-së në dhjetë ditët e fundit të muajit, si dhe nga kryeqyteti i Unionit, Brukseli në qershor.

“Nuk dyshoj se të gjithë ju do ta mbështesni synimin tonë, motivi ynë kryesor pas aq kohësh në pritje dhe ajo është anëtarësimi në Union”, u tha presidenti i sapozgjedhur, ambasadorëve.

Zëvendëskryeministri Osmani tha se si pjesë e Procesit për stabilizim dhe asocim tani më 20 vite dhe vend kandidat tani më 15 vite, duke i pasur parasysh disa rekomandime për fillimin e negociatave dhe mundësinë që zyrtarisht ta fillojmë këtë proces në muajin qershor të këtij viti, Maqedonia e Veriut në mënyrë të rreptë e ndjekë dhe i harmonizon politikat dhe sistemin gjyqësor me atë të Unionit.

“Vetëm para rreth 21 muajve, vetëm një pjesë e vogël besuan se kjo Qeveri mund ta porositë atë që vepronte në mënyrë të pamundur pothuajse tre dekada. Dhe kjo është që t’i mbyllim çështjet e hapura me Bullgarinë dhe me Greqinë, ta mbyllim çështjen e jashtëzakonshme sensitive për Ligjin për gjuhët, në të njëjtën kohë duke mbetur të fokusuar në reformat në sferat kyçe parimore. Suksesi i takon të gjithë qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Osmani  përmendi se zgjedhjet presidenciale ishin të pastra dhe demokratike, se vendi mori vendime të vështira dhe se i realizoi të gjitha premtimet.

“Sot mund të them se i kemi përmbushur të gjitha premtimet tona. Sollëm vendime të vështira. Nuk ishte e lehtë dhe disa nuk ishin të kënaqur me vendimet. Por duhej të ndodhte kështu që ne të mos humbnim edhe një dekadë edhe një brez tjetër. Këto vendime na sollën nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO, që është një arritje e madhe historike. Anëtarësimi në NATO nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin tonë, por edhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore”, vlerësoi Osmani.

Sipas  tij, perspektivat për anëtarësim në BE të vendeve të  Ballkanit Perëndimor është një investim gjeostrategjik,  në një Evropë më të bashkuar dhe një mjet i fuqishëm për promovimin e demokracisë, mbizotërimit të së drejtës dhe respektimit të së drejtës fundamentale.

“Sfida jonë tani është se si të ecim përpara në kohën e sfidave demografike dhe të sigurisë dhe si ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në Union. Çmimi potencial për të na lënë jashtë është shumë më i lartë se nëse na pranoni brenda. Përpjekje shtesë për të dyja palët janë të nevojshme për të përfunduar procesin e integrimit, një mision që duhet të përfundojë”, theksoi Osmani.

Nënkryeministri Osmani tha se pas 28 vjet pavarësie, përfundimisht  janë të dukshme realizimi i qëllimeve strategjike.

“Vazhdimi i reformave në fushat kryesore, mungesa e justifikimeve nga ana jonë, është mundësia jonë e jetës të cilën nuk duhet që të lejojmë ta humbasim. Me përparime të mëdha ecëm drejt Unionit dhe presim që edhe  Unioni të afrohet me ne duke hapur negociatat në qershor të këtij viti. Ne jemi të gatshëm dhe ne mund ta bëjmë këtë, ne shpresojmë që këtë ta bëjë  edhe Bashkimi Evropian”, tha Osmani.

Euroambasadori  Samuel  Zhbogar vuri në dukje se pas disa cikleve zgjedhore në vitet e fundit që ndanë në mënyrë të pashmangshme vendin, është koha që politikanët dhe partitë politike të lënë anash dallimet, pavarësisht nëse ato janë ideologjike, etnike apo personale.

“Është koha të tregohet unitet për qëllimin dhe të intensifikohen përpjekjet, që së pari të fillojnë negociatat, e pastaj të shkohet përpara në negociata. Këtë e konfirmuan të gjitha partitë parlamentare, dhe kjo është diçka që e presin nga ju edhe qytetarët. Si edhe në të kaluarën, dhe tani BE-ja do t’ju përkrah në atë rrugë”, porositi Zhbogar.

Ai ka shprehur kënaqësi që gjendet në vend që është burim i stabilitetit në rajon e më gjerë.

“Këtu jam në vend, i cili ka marrë vendime të vështira dhe bën reforma. Në vend, i cili sjell lajme të mira në Ballkan. Sot nuk mund të paralajmëroj hapje të negociatave në qershor, pasi ky është vendim i vendeve-anëtare. Por ju keni rast të fuqishëm të tregoni, ndërsa edhe gota po mbushet”, porositi euroambasadori.

Evropa sot e shënon ditën e saj – 9 Majin, simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, e paraqesin identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut pret nga Këshilli i BE-së në qershor të marrë datë për fillimin e negociatave. Kësaj i prin raporti i Komisionit Evropian. Marrëveshja për Ligjin për prokurori publike është një nga kushtet për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Përfaqësuesit qeveritarë pajtohen se në BE të gjithë e kanë të qartë se këtë vit Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat paraqasëse, duhet të ketë vendim, e kur ai vendim do të miratohet, varet nga disa rrethana – nga njëra anë vazhdimi i zbatimit të reformave, nga tjetra anë ngjarjet në vet Unionin, në vendet e të cilave filloi fushata për zgjedhjet për Parlamentin evroipian.

Vendi nga viti 2005 është kandidat për anëtarësim në BE. Në vitin 2001 i pari në rajon e ka nënshkruar Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim. Në vitin 2004 ka aplikaur për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e mori statusin vend kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat