KSHZ refuzon ankesën e VMRO-DPMNE-së për votim për kryetar të Novo Sellës

Maqedonia

KSHZ refuzon ankesën e VMRO-DPMNE-së për votim për kryetar të Novo Sellës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:11
KSHZ

KSHZ sot ka hedhur poshtë ankesën e VMRO-DPMNE-së për votimin në vendvotimin 1789 në Novo Sellë për zgjedhje të kryetarit të komunës, pasi në rrugë zyrtare e ka hapur materialin zgjedhor dhe pas numërimit ka konstatuar se është në rregull dhe se numri i fletëvotimeve në kuti korrespondon me numrin e votuesve të cilët kanë votuar.

“Pas hapjes së materialit zgjedhor dhe pas numërimit nga ana e anëtarëve të KSHZ-së dhe shërbimet është konstatuar se materiali zgjedhor është në rregull dhe janë konstatuar shifra që janë në procesverbalin për rezultatet e vërtetuara, votat e fituara dhe listat e pavlefshme”, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Siç ka konstatuar KSHZ pas numërimit, në Listën zgjedhore janë regjistruar 412 qytetarë të cilët kanë votuar ditën e zgjedhjeve, dy kandidatët kanë marrë 197 ose 210 vota, ndërsa pesë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Megjithatë KSHZ ka sjell vendim që të shkarkojë Këshillin zgjedhor i cili nuk e ka përpiluar procesverbalin, për shkak të dyshimit të një anëtari për numër më të vogël votash në Listën zgjedhore të asaj nga fletëvotimet, por edhe Komisionit komunal zgjedhor anëtarët të cilët e kanë bërë atë në vend të Këshillit.

“Tani është më e qartë pse Këshilli dhe Komisioni nuk kanë mundur asgjë të bëjnë edhe pse ka numëruar më shumë herë. Për shkak të joseriozitetit dhe moskryerjes së detyrës siç duhet kërkoj të shkarkohet edhe Këshilli edhe Komisioni komunal zgjedhor. Këshilli pasi ka lejuar tjetërkush të përgatis procesverbalin dhe më pas të nënshkruhet, ndërsa Komisioni komunal pasi e ka bërë shkeljen e njëjtë dhe ka lejuar këto situata në materialin zgjedhor dhe i ka përzier listat”, ka thënë kryetari i KSHZ-së.

Ndryshe, VMRO-DPMNE ka dorëzuar 12 ankesa deri te KSHZ. Prej tyre vetëm kjo i referohet zgjedhjeve lokale, ndërsa 11 janë për votimet në zgjedhjet presidenciale. Duke pasur parasysh dallimin në votat e fituara të dy kandidatëve për president dhe të anulohet votimi në këto vende, rivotim nuk do të ketë pasi nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Vendimet e KSHZ-së, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor kanë të drejtë t’i ankimojnë para Gjykatës Kushtetuese në afat prej 24 orë. Gjykata pastaj është e obliguar të prononcohet në afat prej 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat