Në protestën në Shkup u kërkua drejtësi për të dënuarit për ngjarjet e Kumanovës

Maqedonia

Në protestën në Shkup u kërkua drejtësi për të dënuarit për ngjarjet e Kumanovës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:11
Protesta në Shkup

Me flamuj kombëtarë, transparenta dhe këngë patriotike u mbajt protesta ku u kërkua drejtësi për të dënuarit e ngjarjeve në Lagjen e Trimave para katër viteve.

Grupi i organizuar nga Shoqata e të burgosurve politik në Maqedoni nëpërmjet transparenteve të ndryshëm kërkuan drejtësi dhe lirimin e të dënuarve.

Protesta filloi me leximin e një letre të cilën e kishte shkruar e bija e një të burgosuri të grupit të Kumanovës.

Protesta për Grupin e Kumanovës ka pasur edhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë si dhe në Lipjan e Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat