Zhbogar: Nuk ka asnjë garanci për fillimin e bisedimeve në qershor

Maqedonia

Zhbogar: Nuk ka asnjë garanci për fillimin e bisedimeve në qershor

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:15
Samuel Zhbogar

Me shënimin e Ditës së Evropës që e organizoi Sekretariati për Çështje Evropiane, fjalimin kishin kryetari i sapozgjedhur Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe euroambasadori Samuel Zhbogar.

Euroambasadori Samuel Zhbogar vuri në dukje se pas disa cikleve zgjedhore në vitet e fundit që ndanë vendin, është koha që politikanët dhe partitë politike, t’i lënë dallimet anash pavarësisht nëse janë ideologjike, etnike apo personale.

“Është koha për të treguar unitet dhe të intensifikohen përpjekjet, së pari të nisen bisedimet, e dyta të shkohet para në bisedime. Këtë e vërtetuan të gjithë partitë kuvendare, dhe kjo është diçka që pritet nga ju dhe nga qytetarët. Si në të kaluarën, edhe tani BE do t’u përkrahë në atë rrugë”, porositi Zhbogar.

Ai shprehu kënaqësi që gjendet në vend që është burim i stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

“Këtu jam në vendin që bëri vendime të rënda dhe zbatoi reforma. Në vendin që sjell lajme të mira në Ballkan. Sot s’mund të njoftoj hapjen e bisedimeve, sepse kjo është vendim i vendeve anëtare”, tha Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat