Zaev: Maqedonia e Veriut ishte dhe gjithmonë do të jetë Evropë

Maqedonia

Zaev: Maqedonia e Veriut ishte dhe gjithmonë do të jetë Evropë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:30
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev për 9 majin, ditën e fitores kundër Fashizmit dhe Ditën e Evropës, por edhe 70 vjetorin që nga themelimi i Këshillit të Luftës Nacionalçlirimtare dhe 75 vjetorin i e seancës së parë të KAÇKM-së sot në hapësirat e Qeverisë tha se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë krenarë për zgjedhjen e tyre, kemi zgjedhur të ardhmen që i takon Bashkimit Evropian. Ne kemi zgjedhur Evropën dhe BE-në sepse ato janë ndërtuar mbi vlerat që besojmë dhe praktikojmë.

“Pas të gjitha sprovave dhe tundimeve, morëm hapa të mëdha dhe të guximshme me qëllim që nga shteti të bëjmë një shtëpi për të gjithë, një shtëpi evropiane, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut ishte dhe do të jetë gjithmonë Evropë”, tha Zaev.

Ai shtoi se përmes hapave të rëndësishëm, u forcua vlerësimi për KAÇKM-në, përmes traditës ligjore shtetërore, si dhe në preambulën e Kushtetutës.

Ai shtoi se 9 maji është një datë e madhe e shkruar me shkronja të qëndrueshme në historinë e Evropës dhe të evropianëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat