Filipçe: Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është kujdesi ndaj shëndetit të grave

Maqedonia

Filipçe: Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është kujdesi ndaj shëndetit të grave

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:26
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë panelit diskutues për shëndetin e grave tha se prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është kujdes për shëndetin e çdo gruaje. Në periudhën e kaluar, kemi zbatuar një sërë masash për avancimin e shëndetit të grave.

Në bashkëpunim me UNFPA, tha Filipçe, përfunduam një projekt të përbashkët me buxhet prej 5.5 milionë denarë.

“Janë realizuar trajnime dyjavore në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë dhe spitalin Klinikë në Tetovë për kujdes efektiv dhe vlerësim të shpejtë të lindjeve sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me këto trajnime u vendos qasje e standardizuar në gjitha spitalet e lindjeve, personelit të trajnuar, ilaçeve dhe pajisjeve”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se në periudhën e fundit janë hapur tre qendra për udhëzimin e viktimave të dhunës seksuale në Shkup, Kumanovë, Tetovë me donacione nga UNDP dhe UNFRA, si dhe në bashkëpunim me organizatën qytetare HERA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat