Ambasadori italian uron Pendarovskin për zgjedhje për president

Maqedonia

Ambasadori italian uron Pendarovskin për zgjedhje për president

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:28
Carlo Romeo dhe Stevo Pendarovski

Ambasadori italian Carlo Romeo personalisht dhe në emër të vendit të tij përgëzoi zgjedhjen e Stevo Pendarovskit për presidentë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar “përmbushje të suksesshme të detyrës së lartë që iu është besuar nga populli”.

Ambasadori Romeo gjatë takimit me Pendarovskin ia dorëzojë edhe një letër urimi të cilën e publikoi në “Twitter”. Në të shkruhet se Italia mbështet hapat e reformave të vendit në perspektivën e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe se do të vazhdojë të mbështesë punën konstruktive të Shkupit në bashkëpunimin e frytshëm rajonal.

Jam i bindur se gjatë tuaj si president, Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë përparim konkret, i nevojshëm për integrimin e saj më të shpejtë në shtëpinë e përbashkët evropiane. Në këtë kontekst, ne së bashku mund të konsolidojmë partneritetin dypalësh dhe të forcojmë edhe më tej lidhjet politike, kulturore dhe ekonomike…”, shkruhet në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat