Udhëheqës virtual turistik në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Udhëheqës virtual turistik në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:20
Turizmi

Mundësitë turistike të vendit prej para pak kohësh janë në dispozicion në web-faqen http://www.macedoniafromabove.mk/ ku përmes udhëheqësit virtual turistik “Maqedonia në pëllëmbë” turistët potencialë nga e gjithë bota munden që virtualisht ta vizitojnë vendin tonë dhe realisht ta njoftojnë, e pastaj edhe të dëshirojnë ta vizitojnë fizikisht.

Qëllimi primar i web-faqes është që të mundësojë shëtitje virtuale përgjatë Maqedonisë së Veriut dhe qyteteve, fshatrave, lokacioneve turistike, hoteleve, ski qendrave dhe lokacioneve të tjera të saj.

Shëtitja realizohet përmes 360° panoramave të lidhura interaktive të bëra nga ajri dhe hyrjen në objektet turistike me 360° panorama të tilla, të bëra nga toka. Skena fillestare është mbi sheshin në Shkup, prej të cilit, me klik në lokacionet e tjera të shënuara mund të shkohet drejtë 360° panoramës së ardhshme.

Në secilën 360° panoramë janë vendosur shenja për objekte turizmi, përmendoret, muzetë, hotelet dhe të të gjitha objekteve tjera interesante për turistët, të ndjekura me tekste informative, fotografi, video, numra telefonikë, linqe drejtë faqeve të tjera dhe ngjashëm.

Për shëtitjen virtuale mund të përdoren të gjitha aparatet të cilat kanë qasje deri në internet – kompjuterë, tabletë, telefon, Smart TV, si dhe me syza 3D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat