Të dielën Pendarovski merr detyrën e presidentit - Bota Sot
Të dielën Pendarovski merr detyrën e presidentit

Maqedonia

Të dielën Pendarovski merr detyrën e presidentit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:22
Stevo Pendarovski

Përurimi i Stevo Pendarovskit për president i pestë të shtetit të vendit ka gjasa të ndodhë të dielën në orën 12:00.

Një ose dy orë më vonë, në rezidencën presidenciale, Presidenti që po largohet, Gjorge Ivanov planifikon të dorëzojë detyrën e Pendarovskit, i cili praktikisht në mesnatë, midis 12 dhe 13 maj, do të fillojë detyrën e presidencës, pas fitores së 5 majit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thekson se po presin të kalojnë të gjitha afatet për ankesat ndaj zgjedhjeve në KSHZ dhe ndoshta në Gjykatën Administrative. Ai tha se shpreson që më së voni deri ditën e diel Pendarovski të marrë vendimin nga KSHZ-ja se ai është zgjidhur si president.

Kjo është dita e fundit e mandatit të dytë të Ivanovit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...