KRE: Pompat e benzinës do të vendosin vetë për çmimet e derivateve

Maqedonia

KRE: Pompat e benzinës do të vendosin vetë për çmimet e derivateve

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:06
Nafta

Çmimet e derivateve të ngelin në kornizë të çmimeve botërore, apelojnë nga KRE, mandati i të cilëve përfundon të hënën, me çka nuk janë në gjendje të formulojnë çmime të reja të derivateve.

Vozitësit për çmimet e reja të naftës do të njoftohen direkt në pompat e benzinës të cilët vetvetiu do ti caktojnë çmimet për litër naftë.

Ky problem ka ndodhur pasi në KRE ka përfunduar marrëveshja për vërtetimin e çmimeve me metodologjinë e vjetër, derisa ndryshimet e fundit ligjore nuk kanë hyrë ende në fuqi.

Gjithsesi, nga KRE apelojnë për qetësi, sepse kanë pranuar konfirmim nga tregtarët vendas të naftës se nuk do të ketë ndryshime drastike të çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat