Procedurë kundërvajtësve ndaj deputetes së LSDM-së, Tanja Kovaçev

Maqedonia

Procedurë kundërvajtësve ndaj deputetes së LSDM-së, Tanja Kovaçev

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:15
Tanja Kovaçev

Komisioni për Antikorrupsion do të kontrollojë 36 punësime në Drejtorinë e të Ardhurave Publike që janë bërë përmes Agjencisë për punësime të përkohshme.

Në mes të punësuarve është edhe Katerina Kotevska e shoqja e drejtorit të burgut në Shuto Orizares, Gjoko Kotevski, dhe Katerina Jakimovska, motra e deputetes Tanja Kovaçev. Nga drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, zyrtarët e antikorrupsionit do të kërkojnë rishqyrtim të mëtejshëm të mënyrës se si janë punësuar këto persona dhe do të lajmërojnë Qeverinë për të ndaluar praktikën e angazhimit masiv të personave përmes agjencive për punësime të përkohshme, sepse egzistojnë dyshime se ka të bëjë me punësim të partive.

Komisioni për Antikorrupsion vendosi të fillojë dhe një procedurë kundërvajtëse për deputeten Tanja Kovaçev sepse nuk ka njoftuar se buri i saj është i punësuar në kompaninë “Aerodrom”.

Do të kontrollohen edhe pesë të punësuar në këtë institucion, dhe raporti nga Komisioni do të paraqitet edhe në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat