Osmani: Pa bisedime me BE-në ka rrezik kolapsi të gjithë proceseve në vend

Maqedonia

Osmani: Pa bisedime me BE-në ka rrezik kolapsi të gjithë proceseve në vend

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:24
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropian, për AIM thotë se bisedimet me BE-në janë të një rëndësie të veçantë dhe se duhet filluar pa shtyrje, për shkak se në të kundërtën ekziston rrezik për vendin dhe rajonin.

Osmani, i cili sot është në vizitë në Bruksel, paralajmëron se kontekstit politik në Bashkimin Evropian është i paparashikueshëm për shkak të zgjedhjeve në BE.

“Ajo që më jep optimizëm është se s’ka portofolio më të mirë se e jona, aq e fuqishme është që vështirë të injorohet, dhe e dyta se s’ka alternativë. Alternativa e mossuksesit së këtij tregimi është e frikshme”, thotë Osmani.

“Rreziqet”, thotë osmani, “janë shembje e të gjitha proceseve pozitive në shtet dhe në rajon”.

Ai shprehet i bindur se institucionet evropiane dhe vendet anëtare janë të vetëdijshëm për këto rreziqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat