Një person nga Shkupi dyshohet se ka mbajtur municion të madh

Maqedonia

Një person nga Shkupi dyshohet se ka mbajtur municion të madh

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:41
Municion

Prokuroria Themelore Publike Gostivari dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale, përpunim të paautorizuar dhe tregti me armë apo mjete shpërthyese.

Më 09.05.2019, në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjatë kontrollit të automjetit në ku i dyshuari 24 vjeçar nga Shkupi ka qenë si bashkudhëtar, janë gjetur 612 plumba municioni të kalibrit të pistoletës.

Municioni është gjetur te xhepat e të dyshuarit dhe nën ulësen e automjetit.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publike deri te gjykatësi i procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore në Gostivar dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat