Komisioni Anti-korrupsioni ndërpreu procedurën kundër Mançevskit

Maqedonia

Komisioni Anti-korrupsioni ndërpreu procedurën kundër Mançevskit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:15
Damjan Mançevski

Ministri Damjan Mançevski sonte deklaroi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ndaluar procedurën kundër tij për firmat greke, pasi që ka demantuar me dëshmi konkrete.

“Anëtarët e Komisionit Anti-korrupsion u shpejtuan në mënyrë transparente, sipas kritereve profesionale, ndërsa këtë e vërtetojnë me punën e tyre”, thotë Mançevski.

Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së që herën tjetër kur do të vendosin të akuzojnë atë, këtë ta bëjnë me dëshmi dhe jo me spekulime dhe të pavërteta.

Procedura kundër tij ishte rreth dyshimeve në lidhje me firma greke, pas publikimit të një bisede të përgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat