Nuk dihet nëse Zaevi do merr pjesë në inagurimin e Pendarovskit

Maqedonia

Nuk dihet nëse Zaevi do merr pjesë në inagurimin e Pendarovskit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:43
Zoran Zaev

Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se kryeministri Zoran Zaev nga data 10 deri në datën 14 maj do të përdorë një pjesë të ditëve të tij të lira, për shkak të arsyeve private.

Zyra e kryetarit të Qeverisë do të funksionojë pa pengesa në periudhën e mungesës private të kryeministrit, thonë nga pres shërbimi qeveritar.

Ndërkohë këtyre ditëve pritet edhe inaugurimi i presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovski, shtrohet dilema nëse kryeministri do të jetë prezentë apo jo gjatë ceremonisë së inaugurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat