Nga dita e mërkurë nga Shkupi për në Beograd do të udhëtohet për tre orë

Maqedonia

Nga dita e mërkurë nga Shkupi për në Beograd do të udhëtohet për tre orë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Të mërkurën, më 15 maj, do të hapet autostrada e re mbi grykën e Grdeliçka, domethënë për komunikacion do të lëshohet pjesa jugore e Korridorit 10 drejtë Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tek Grdeliçka në Serbi. Sipas mediave të Serbisë nga Beogradi deri në Shkup do të mund të udhëtohet për tre orë.

Me hapjen e kësaj pjese, Serbia përmes Korridorit 10 do të lidhet plotësisht me një autostradë prej 600 kilometra nga kufiri i Maqedonisë së Veriut deri në kufirin me Hungarinë. Në pjesën e Grdeliçka prej 26.000 km të gjerë, shoferët nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura të ndërtuara.

Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme pan evropiane që kalon nëpër Serbi dhe lidh Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat