MPB: Tre persona janë humbur, ndërsa dy të tjerë janë gjetur

Maqedonia

MPB: Tre persona janë humbur, ndërsa dy të tjerë janë gjetur

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tre persona dje janë larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, ndërsa dy persona që kanë qenë të humbur janë gjetur dje.

Nga MPB thonë se D.T. nga Shkupi, ka paraqitur se më 9 maj rreth orës 07:30 nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur është larguar C.XH. (15).

Dje M.M. nga Shkupi gjithashtu ka paraqitur se më 9 maj nga shtëpia e tij është larguar A.M. (14), të dy këto rastet janë paraqitur në stacionin e policisë në Çair.

Të humburin e tretë e ka paraqitur T.D. (56) nga Prilepi, i cili para policisë ka deklaruar se më 2 maj nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur është larguar vjza e tij H.D. (19).

Nga MPB gjithashtu thonë se dje janë gjetur dy persona e humbur L.J. (34) nga Bërvenica-Tetovë, e cila ka humbur më 1 maj dhe personi B.J. (19) nga Tetova i cili kishte humbur më 7 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat