MBPU paralajmëron bujqit për reshje të shiut

Maqedonia

MBPU paralajmëron bujqit për reshje të shiut

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:39
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë së Ujërave paralajmëron bujqit pas marrjes së njoftimit nga Enti Hidro-Meteorologjike për stuhi në territorit e gjithë vendit. Nga MBPU thonë se reshjet e reja të shiut të parashikuara për fundjavën dhe fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë të shkaktojnë probleme me mbjelljen e pranverës, mbjelljen e duhanit dhe aktivitete të tjera në natyrë, për shkak të lagështisë së lartë veçanërisht në shtresën sipërfaqësore.

Kushtet e tilla të motit, thonë nga Ministria, ende nuk janë të favorshme për bletari, për shkak të zhvillimit intensiv të pranverës ku fluturimi i lirë dhe mbledhja e ushqimit janë shumë të mëdha, ndërsa moti me erë dhe me shi nuk i lejon ato.

Rekomandohet që të merren masa parandaluese për të forcuar serrat dhe strukturat e tjera, për të pastruar kanalet për kullimin që më të lehtë të lëvizin ujërat sipërfaqësor dhe mbrojtjen nga ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat