Dhe shqiptarët u gëzuan më shumë për Pendarovskin sesa maqedonasit e Zaevit

Maqedonia

Dhe shqiptarët u gëzuan më shumë për Pendarovskin sesa maqedonasit e Zaevit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:49
Sulejman Mehazi

Dhe Presidenti i Maqedonisë Veriore u zgjodh Pendarovski dhe ashtu si deshtën shqiptarët e jo maqedonasit nacionalistë të VMRO-së dhe shqiptarët e BDI-së, Alternativës dhe të PDSH-së u gëzuan aq shumë e u mbytën duke u "çakallosur" se kush më shumë vota i kanë dhënë Pendarovskit të Zaevit, dhe aq u lavdëruan sa që të huajt do kishin menduar se Kryetari i shtetit është zgjedhur shqiptar e jo maqedonas dhe aq u lumtuaruan bile më shumë se Zaevi me partinë e tij të LSDM-sê.

Dhe vëreni sa lesha hamamesh jemi, gëzohemi me president maqedonas,  gëzohemi me fitoren e Pendarovskit, po nëse ky na kthen shputat çfarë do bëjmë atëherë ne?, po si jo, dhe atëherë ne do t'i thithim e lëpim gishtat në gojët tona dhe shqiptarët e Maqedonisë do transformohen prej  "albaci me bishta" në "albanci me gishta n'gojë".

Dhe që mos  t'mbetemi me gishtat tregues në gojë dhe të mos e lodhin kot së koti popullatën me ato kutiat e votimit, Parlamenti Mako-Verior i Talat Xhaferit duhet ta ndërronte Kushtetutën e tij nga President popullor të shndërrohet në President parlamentar, dhe vetëm në këtë mënyrë është e mundshme që Presidenti i shtetit të bëhet shqiptar, njësoj si Talat-beu që u bë Kryetar i Parlamentit me anë të gishtave të deputetëve.

Dhe vetëm në mënyrë parlamentare, shqiptarët mund të kenë Kryetar shteti, dhe, nëse prapë votojmë popullorçe, me konsesualitete, gjithmonë do mbetemi me gishta n'gojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat