Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë për vizitë studimore në Slloveni

Maqedonia

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë për vizitë studimore në Slloveni

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:24
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në një vizitë studimore në Lubjanë, Slloveni, nga sot deri më 15 maj. Delegacioni përbëhet nga kryesuesi i Komisionit për Transport, Komunikim dhe Mjedis, Liljana Zaturoska dhe anëtari i Komisionit, Mirosllav Jovanoviç.

Udhëtimi studimor për lëvizjen e qëndrueshme urbane dhe planifikim të komunikacionit sipas shembullit të qytetit të Lubjanës është organizuar për kuvendarët e Evropës Juglindore – rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal GIZ për EJL – Efikasiteti Energjetikë, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.

Në hapje pritet të mbajnë fjalim organizatorët e udhëtimit studimor, Anjazh Plevnic dhe Vlladimir Babiç, si dhe kryetari i bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviçq.

Udhëtimi studimor është me rëndësi të madhe sepse pritet të shkëmbehen përvojat dhe shembuj praktikë lidhur me lëvizjen e qëndrueshme urbane dhe planifikimin e komunikacioni sipas shembullit të Lubjanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat