Qytetarët pritje të mëdha nga Presidenti i ri i shtetit

Maqedonia

Qytetarët pritje të mëdha nga Presidenti i ri i shtetit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:00

Disa nga qytetarët në vend nuk i dinë saktësisht kompetencat e presidentit dhe presin ndikim të drejtpërdrejtë të tij, në përmirësimin kushteve të jetesës. Disa të tjerë shpresojnë që presidenti i ri të jetë vetëvendosës.

Nuk i di tu them të drejtën

Aty politikanët duhet ta dijë, ndërsa ne populli presim diçka të mirë.

Kompetencat: Ka diçka kompetenca, nuk ka bashkë gjithçka, por diçka mundet me ndërruar. Disa nënshkrime që kanë mbete pa nënshkruar mund ti nënshkruaj ky president

Ai ka po jo edhe aq. Nuk varet edhe aq, kuptohet ato në fushatë janë diçka tjetër se nuk ka fuqi më tepër ai me bë. Kryesorja është që nuk e pengon Kushtetutën që se zbaton si ai tjetri, ajo është boll katastrofë, e aty që si ta ketë shpirtin dhe trurin e mirë mos me pengu bile.

Nuk ka, për shkak se kompetencat e tij janë të hequra, janë jashtë çështjeve që duhet të jenë. Tek ne është tërësisht sistem tjetër i punës krahasuar me shtetet tjera ku presidenti është kryesori.- u shprehën disa nga qytetarët e anketuar

Edhe pse shumica e qytetarëve e dinë se presidenti nuk ka kompetenca që drejtpërdrejtë të ndryshojë çështjet ekonomike dhe financiare të qytetarëve, ata shpresojnë që presidenti i ri të paktën të mos i pengojë proceset e shtetit.

Presim përparime, presim perspektivë, për krejt njëjtë, si për shqiptarët edhe për maqedonasit.

Po dihet se ky nuk ka qenë siç duhet, nuk ka qenë president për të dy palët, ka qenë veç për maqedonas. Presim diçka më tepër, të jetë jo vetëm i një anshëm por të jetë president i krejt Republikës.

Si të gjithë që presin të jetë më mirë edhe unë pres të jetë më mirë, të gjithë bashkë të jetojmë.

presim shumë punë më të mira se këto që kanë qenë 25 vjet.

Unë dua të jetë gjithçka më mirë, por a do të jetë ajo do të varet nga partitë politike që përzihen, nga presione nga njëri nga tjetri, a do të mundet të vetëvendos. Nëse mund të vendos atëherë do të jetë më mirë.- theksuan qytetarët e anketuar

Sipas Kushtetutës, presidenti i ka kompetencat tepër të kufizuara.

Sipas nenit 79

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqëson Republikën.

Presidenti i Republikës është komandant suprem i forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa sipas nenit 84, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut:

– cakton mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; – emëron dhe revokon me dekret ambasadorët dhe përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit;

– pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj diplomatikë; – propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut; – propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan; – emëron tre anëtarë të Këshillit për Siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut; – i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike; – emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj; – ndan dekorata dhe mirënjohje në përputhje me ligjin; – bën faljen në përputhje me ligjin, dhe – kryen detyra të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Sipas neni 86 të Kushtetutës;

Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit për Siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka mandat pesë vjeçar.

Kushtetuta e RMV-së. NENI 79

Presidenti i Republikës së Maqedonisë e përfaqëson Republikën.

Presidenti i Republikës është komandant suprem i forcave të armatosura të Maqedonisë.

NENI 84

– cakton mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë;

– emëron dhe revokon me dekret ambasadorët dhe përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;

– pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj diplomatikë;

– propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë;

– propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan;

– emëron tre anëtarë të Këshillit për Siguri të Republikës së Maqedonisë;

– i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike;

– emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore dhe

publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj;

– ndan dekorata dhe mirënjohje në përputhje me ligjin;

– bën faljen në përputhje me ligjin, dhe

– kryen detyra të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Neni 86

Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit për Siguri të Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat