Remenski: Presidenti i ri do t’i nënshkruajë ligjet e bllokuar

Maqedonia

Remenski: Presidenti i ri do t’i nënshkruajë ligjet e bllokuar

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:36
Frosina Remenski

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas inaugurimit presidentit të ri në Kuvend tha se pas dhjetë vjetëve Maqedonia e Veriut ka fituar president të vërtet.

“Pas 10 vjetësh, Maqedonia e Veriut fitoi një president të vërtetë të zgjedhur me zgjedhje të drejta dhe korrekte. Ne jemi të bindur se Stevo Pendarovski do ta çojë vendin përpara drejt integrimit në BE dhe NATO për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Gjëja e parë që do të bëjë është të nënshkruajë ligjet e bllokuara nga Gjorge Ivanov, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët”, tha Frosina Remenski.

Ajo tha se Pendarovski duhet të jetë korrektues i qeverisë, të tregojë gabimet dhe kështu të jetë një shembull i një presidenti dinjitoz të vendit dhe ta përfaqësojë atë sa më mirë në botë.

“Ndryshimet demokratike erdhën, regjimi është mposhtur plotësisht. Mbaroi një kapitull negativ në historinë tonë. Nuk do të ketë më president përçarës, heshtës, ndarje të qytetarëve, shkatërrimin e sistemit demokratik dhe ligjor”, shtoi ajo.

Ajo nuk donte të komentonte mbi mungesën e kryeministrit Zoran Zaev  dhe për mos ftesën e liderit të opozitës Hristijan Mickoski në inaugurimin e presidentit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat