Plasin grushtat pas një aksident trafiku në Shkup

Maqedonia

Plasin grushtat pas një aksident trafiku në Shkup

Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:31
Aksident

Dje në ora 23.15 personi S.P.(48) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 23.00 në rrugën “Metodija Andonov Cento” fizikisht është sulmuar nga ana e tre personave të panjohur.

Ata e kanë goditur disa herë në kokë dhe në fytyrë ku i kanë shkaktuar lëndime të dukshme. Sipas rrëfimit të personit që ka lajmëruar rastin, deri te sulmi fizik ka ardhur për shkak të mosdurimit nga zënka paraprake rreth një aksidenti trafiku. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat