Zoran Zaev nuk merr pjesë në inaugurimin e Pendarovskit

Maqedonia

Zoran Zaev nuk merr pjesë në inaugurimin e Pendarovskit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:32

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka marrë pjesë në inaugurimin e Pendarovskit por përmes një video mesazhi ai e ka uruar  për marrjen e detyrës së re, me besimin se  do të punojë për vazhdimin e rrugës së nisur për zhvillimin e vendit.

Zaev thotë se Pendarovski do të jetë president i të gjithëve.

Sot vendi ynë fiton president, ky është i joni Stevo Pendarovski, lider i cili na bashkangjitet në kryesimin përpara, në nismën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut vend të bukur për të jetuar. Sot, Pendarovski e merr detyrën për të qenë president i të gjithë qytetarëve, jopartiak, të luftojë për drejtësi dhe barazi dhe ta prezantojë vendin në mënyrë dinjitoze çdokund në botë. I dashur Stevo, urime. Ia dolëm. Qytetarët konfirmuan se duhet të vazhdojmë përpara, përmes bashkimit, Të dëshiroj sukses dhe besoj në bashkëpunimin konstruktiv në interes të zhvillimit. Tani përgjegjësia është e madhe. Të mbështes në mënyrë që t’u shërbesh me përkushtim dhe me drejtësi të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë. Urime, shihemi së shpejti në Shkup, në kafenë e parë presidenciale-kryeministrore, dhe në takimin e parë të punës. Na pret shumë punë e përbashkët, për popullin tonë”. – theksoi Zoran Zaev, kryeministër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat