Zendeli: Si opozitë do të ndjekim nëse Pendarovski do të përmbush premtimet

Maqedonia

Zendeli: Si opozitë do të ndjekim nëse Pendarovski do të përmbush premtimet

Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:58
Fadil Zendeli

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli nga Kuvendi ia uroi funksionin e ri Stevo Pendarovskit dhe tha se ai do të bashkëpunonte me të, por se dhe do të ndjek veprimet e tij nga pozita e opozitës.

Ne presim që ai do të jetë konsistent ndaj premtimeve të tij gjatë zgjedhjeve, tha Zendeli.

“Presidenti i ri të përmbushë atë që premtoi gjatë zgjedhjeve. Ne jemi në drejtimin e bashkëpunimit me të, siç na kërkoi, në drejtim të reformave dhe të gjitha proceseve që lidhen me eurointegrimet. Por si opozitë ne do të ndjekim hapat e tij për të parë nëse ai vepron ashtu siç premtoi në zgjedhje”, tha Zendeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat