May uron Pendarovskin: Shpresoj në bashkëpunim më të afërt mes dy vendeve

Maqedonia

May uron Pendarovskin: Shpresoj në bashkëpunim më të afërt mes dy vendeve

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:50
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May, ka uruar presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut për marrjen e detyrës.

May shpreson për bashkëpunim më të afërt mes Shkupit dhe Londrës.

““Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë isha dëshmitar i lidhjes së fuqishme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj për bashkëpunim edhe më të afërt midis vendeve tona”, shkroi në Twitter, Thereza May në urimin për Pendarovskin.

Ndryshe, dje Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të shtetit, pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale. Ai do të trashëgojë Gjorge Ivanovin, i cili për dhjetë vite ka qenë në krye të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat