Seanca të reja për rastet “Titanik” dhe “Transportuesi”

Maqedonia

Seanca të reja për rastet “Titanik” dhe “Transportuesi”

Më: 13 maj 2019 Në ora: 09:23
Gjykata

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “Titanik” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Rasti “Titanik” gjendet në procedurën e dëshmive dhe po prezantohen dëshmi të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale. Po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, fragmente nga faturat, vërtetime dhe dokumente të tjera.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Në rastin “Transportuesi”, ish-kryetari i qytetit të Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë mashtrim në rreth 360.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat