VMRO-DPMNE: Politikat e gabuara të LSDM-së i ndjejnë qytetarët

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Politikat e gabuara të LSDM-së i ndjejnë qytetarët

Më: 13 maj 2019 Në ora: 10:28
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se politikat e gabuara të LSDM-së, qytetarët më së shumti i ndjejnë në xhepat e tyre.

“Paga e premtuar prej 500 eurove, nuk është. Është hapur spiralja e rritjes, ndërsa tani qytetarët paguajnë naftë më të shtrenjtë, buk më të shtrenjtë dhe shportë konsumi më të shtrenjtë. Nga dita në ditë standardi i qytetarëve bi, ndërsa pushteti pasurohet përmes tenderëve të dyshimta”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, rritja e ekonomisë së Maqedonisë është më e ulta në Evropë dhe rajon.

“Këto numra janë rezultat i politikave humbëse të Zaevit, Tevdovskit dhe Angjushevit. LSDM-ja me manipulimet e saj mund ta gënjejë vetëm veten, ndërsa realiteti në Maqedoni është i zi dhe çdo ditë përkeqësohet”, thonë nga partia opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat