Paralajmërohen reshje të mëdha të shiut në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Paralajmërohen reshje të mëdha të shiut në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:57
Shiu

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni dhe Rrjeti evropian për shërbime meteorologjike paralajmërojnë reshje të rrëmbyeshme të shiut në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, reshjet gjatë ditëve në vijim do të ketë në gjithë vendin, ndërsa më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.

Rrjeti evropian për shërbime meteorologjike njofton se pjesa perëndimore të Maqedonisë së Veriut do të përfshihet nga faza e portokalltë, e cila parasheh reshje të rrëmbyeshme, të cilat mund të shkaktojnë edhe dëme materiale dhe viktima.

Moti jostabil në vend pritet të vazhdojë deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës moti pritet të jetë më i ngrohtë dhe me rritje të temperaturave ditore.

Ndryshe, pas paralajmërimeve që kanë bërë autoritetet për parashikimin e motit, Bashkia e Shkupit sot ka zbatuar aksion të jashtëzakonshëm, në të cili janë pastruar rrugët dhe pusetat e qytetit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat