90 mijë procedura për privatizimin të pronës ndërtimore

Maqedonia

90 mijë procedura për privatizimin të pronës ndërtimore

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:26
Pron

Statusi i më shumë se 90.000 lëndëve për privatizim të truallit ndërtimor do të mund të kontrollohet me veglën e re të internetit të Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë për Punë Pronësore Juridike. Kjo mund të bëhet me shënimin e numrit arkivor të lëndës, kohës së parashtrimit dhe parcelës së kadastrës dhe komunës. Nëse parashtruesi nuk ka të dhëna për parcelën do të mund të shënojë numrin e amzës. Më pas në postën elektronike që do të jetë e shënuar mbërrin informacioni për fazën në të cilën është zgjidhja e lëndës. Në platformën e re tashmë janë regjistruar lëndët e vitit 2018 dhe 2019, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme kjo do të bëhet edhe me lëndët tjera, të parashtruara deri në dhjetor të vitit 2014.

Punojmë në lëndë për zgjidhjen e privatizimit, kemi rreth 310 mijë lëndë prej të cilave disa janë zgjidhur, ndërsa më shumë se 90 mijë lëndë janë në procedurë. Qëllimi ynë është që të jemi Drejtori efikase që do t’u shërbejë qytetarëve dhe ndërmarrjeve, si dhe do të ofrojë shërbim cilësor”-tha Shasine Kasami, drejtore e Drejtorisë së Punëve Pronësore Juridike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat