Stuhia e paralajmëruar, policia me rekomandime për qytetarët

Maqedonia

Stuhia e paralajmëruar, policia me rekomandime për qytetarët

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:45
Tetova

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon deri tek qytetarët e Tetovës dhe të Gostivarit se në raste të paraqitjes së shiut intensiv, të mos i parkojnë veturat e tyre mbi kapakët e kanalizimeve atmosferike. Kjo për shkak se, të mundësohet kontrollimi i papengueshëm i funksionimit të rrjetit të kanalizimit, dhe nëse është e nevojshme, që të mundë me shpejtësi dhe efikasitet të intervenohet, gjegjësishtë të pastrohet.

Krahas kësaj, qytetarët këshillohen, të mos i parkojnë veturat në afërsi të pemëve të larta, për arsye se, gjatë erërave të forta është e mundëshme që të biejnë degë dhe të shkaktojnë dëme materiale veturave, duke mos anashkaluar edhe rezikimin e siguris së qytetarëve.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në koordinim me institucione dhe njësitet tjera, në rajon dhe më gjërë, ndërmer masa dhe aktivitete adekuate, në suaza të detyrimeve zyrtare, janë të gatshëm që me kapacitetin maksimal, t’ju përgjigjet të gjitha nevojave me përgjeqësi në këtë plan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat