Tevdovski: Ministria e Financave plotësisht është e përkushtuar ndaj reformave

Maqedonia

Tevdovski: Ministria e Financave plotësisht është e përkushtuar ndaj reformave

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:56
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në koment për informacionet për ndërrimin e funksionarëve nga pushtetit qendror dhe ai vendor thekson se është i kënaqur nga ndryshimet dhe reformat që janë bërë në Ministrinë e Financave.

“Ministria e Financave është plotësisht e përkushtuar te reformat dhe tashmë po kryhet digjitalizimi i proceseve në të gjitha organet që janë në përbërje të ministrisë siç është Drejtoria e të Hyrave Publike, Drejtoria Doganore, Drejtoria për çështje pronësore juridike”, tha Tevodvski duke shtuar  se është i kënaqur për punën e DHP-së, Drejtorisë për çështje pronësore juridike dhe policia financiare.

Sipas Tevodvskit, dukshëm është avancuar menaxhimi me borxhin publik.

“Bëmë shumë reformat të rëndësishme siç janë reformat tatimore dhe pensionale, u zbatua transparenca fiskale. Nëse më herët institucionet ndërkombëtare të vendit thoshin se s’ka transparencë, tani të gjithë pranojnë se kemi siguruar këtë. Bëmë reformë të madhe te prokurimet publike, i mbështetën komunat, për to vendosëm të drejtë fiskale”, tha Tevovski.

Kreu i ministrisë së Financave, Dragan Tedovski gjithashtu tha se është i kënaqur që ndryshimet që janë bërë nuk janë ndryshime aty për aty, por janë pjesë e programit për reformat në menaxhimin me financat publike 2019-2022 në bashkëpunimin me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat