Zaev përgjigjet pse nuk ka marrë pjesë në përurimin e Pendarovskit

Maqedonia

Zaev përgjigjet pse nuk ka marrë pjesë në përurimin e Pendarovskit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:12
Zoran Zaev

Mungesa e kryeministrit Zoran Zaev në përurimin e djeshëm të kryetarit Stevo Pendarovski ra në syrin publikut. Në publik parashtrohet pyetje se pse kryeministri Zaev ka marrë ditë të lira pikërisht në ditë kur ka një ngjarje e rëndësishme. Në ceremoni të pranishëm ishin funksionarë të lartë nga rajonit, dhe për këtë shkak mungesa e kryeministrit Zaev shihet si një lëshim.

Ai deklaroi se arsyeja se pse nuk ka marrë pjesë në përurim është se ka dashur të pushojë.

“Kam të drejtë pushimi. Më duhet pak të pushoj. S’ka ndonjë arsye tjetër”, deklaroi Zaev për TV Telma.

Në ceremoni nuk ishin të pranishëm as kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski dhe as kundërkandidatja e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova.

Nga kabineti i Xheferit thonë se Mickoskit, Siljanovska dhe Reka nuk janë ftuar për shkak se “Kuvendi nuk fton liderë të partive politike që nuk janë deputetë apo kundërkandati që kanë humbur në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat