Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima - Bota Sot
Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima

Maqedonia

Mot jostabil me shi, erë dhe vetëtima

Më: 14 maj 2019 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa në nivel lokal proceset do të jenë edhe në formë të motit të lig, me vetëtima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 14, ndërsa e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 19 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut (50-70 l/m2 për të gjithë periudhën). Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të lig dhe vetëtimave, erës së përforcuar dhe paraqitjes së breshrit. Për fundjavë moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...