VMRO-DPMNE: Zaevi duhet të pushojë përgjithmonë, që Maqedonia të ngrihet në këmbë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaevi duhet të pushojë përgjithmonë, që Maqedonia të ngrihet në këmbë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:36
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se kryeministri Zoran Zaev duhet të pushojë për një kohë të gjatë, derisa Maqedonia të ngrihet në këmbë.

Sipas tyre, 500 mijë qytetarë që jetojnë në pragun e varfërisë, bujqit, personat që nuk mund të gjejnë ilaçe dhe ata që frikësohen për sigurinë e tyre, dëshirojnë që Zaevi ta vazhdojë pushimin për kohë të pacaktuar dhe të mos kthehet në pozitën e kryeministrit.

“Derisa Zaevi shëtitet me motorin e tij, të rinjtë e lëshojnë vendin dhe shpërngulen. Sipas të dhënave nga ambasada gjermane, e njëjta në vjet lëshon rreth 20 mijë viza pune. Numra të ngjashëm kemi edhe nga shtetet tjera të zhvilluara. Ata kryesisht janë njerëz të rinj që nuk shohin perspektivë në Maqedoni. Të rinjtë që ishin viktimë e Zaevit, tani janë viktima më e madhe e paaftësisë së tij”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Zoran Zaevi është arsyeja për rrënimin e shtetit dhe sipas tyre, sa më parë të largohet aq më mirë do të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat