Projekti i Policisë së Tetovës, “Mos u ul përpara timonit pa mos e kaluar provimin për patent shoferi”

Maqedonia

Projekti i Policisë së Tetovës, “Mos u ul përpara timonit pa mos e kaluar provimin për patent shoferi”

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:02
Shofer

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, filloi me realizimin e dy projekteve edukativo-preventive: ,,Mos u ul përpara timonit pa mos e kaluar provimin për patent shoferi,, dhe ,, vozitje e sigurtë me motoçikletë,, bartës i të cilës është Njësiti për prevenncion.

Me këto projekte me të cilat d të realizohen paralelishtë, gjithsej do të përfshihen rreth 3000 nxënës të viteve të para, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke në shtatë shkollat e mesme të Tetovës dhe katër shkollat e mesme të Gostivarit.

Pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, nga afër do ti njoftojnë nxënësit, përse është e nevojshme së pari ta kalojnë provimin e patent shoferit, dhe më pas të drejtojnë veturë, dhe se çfar paisje duhet të shfrytëzojnë kur drejtojnë një motoçikletë.

Krahas kësajë nxënësit do të informohen edhe për i,plikimet ligjore në rastë se drejtojnë veturë pa patentë shoferi ose nëse nuk shfrytëzojnë paisjet mbrojtëse, kur janë pjesëmarës në trafikun rrugorë.  Qëllimi kryesorë i dy projekteve, të cilët planifikohet të mbarojnë deri në fiund të këtij muaji, është që të ngritet ndërgjegja dhe kultura e nxënësve të rij të Pollogut në trafik, derisa numri më i madh i të ashtuquqjturit vozitës të ,,egër,, dhe motoçiklistët e papërgjeqshëm në mes të shkelësve në këtë rajon edhe më tej është i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat