Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 135-të të rregullt

Maqedonia

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 135-të të rregullt

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:20
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të 135-të të rregullt, me më shumë pika në rendin e ditës nga Programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për zbulim financiar do të shqyrtohet Propozim-vendimi për themelimin e Këshillit për luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Në mbledhjen e sotme në rendin e ditës së Qeverisë së RMV-së do të gjendet edhe Informata për lidhje elektronike të 76 zonave amë me regjistrin amë elektronik të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe Plan për dixhitalizim të tërësishëm të regjistrave në këtë Drejtori.

Ministrat e Qeverisë sot duhet të prononcohen edhe për Propozim-programin kombëtar për koordinim dhe marrje të masave efektive për mbikëqyrjen e tregut për vitin 2019-2020, me Plan veprimi.

Ministria e Punëve të Brendshme në mbledhjen e sotme do të propozojë Informatën për progresin në modernizimin e sistemit të teknologjisë informative (IT) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si parakusht për shkëmbimin e ueb shërbimeve.

Ministria e Shëndetësisë do të prezantojë Informatën për progresin e aktiviteteve në realizimin e Planit të veprimit për projektin – bashkimi i shtëpive të shëndetit me spitale të përgjithshme në komunat ku është e nevojshme dhe Informatën për progres të aktiviteteve në realizimin e Projektit “Shërbime për ndihmë dhe mbështetje të personave të moshuar vizitë shtëpiake dhe mjek shtëpiak”.

Në mbledhjen e sotme do të gjendet edhe Informata për realizimin e aktiviteteve të Strategjisë kombëtare për zhvillimin e sistemit penitenciar në RMV (2015-2019) në vitin 2018, me propozim të Ministrisë së drejtësisë.

Mbledhja e rregullt e 135-të e Qeverisë së RMV është paraparë të fillojë në orën 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat