Qeveria do të debatojë për formimin e Këshillit për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Maqedonia

Qeveria do të debatojë për formimin e Këshillit për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:44
Qeveria

Qeveria në seancën e sotme të 135-të në propozim të  Ministrisë së Financave  dhe të Drejtorisë për Zbulim Financiar do të shqyrtojë  Propozim – vendimin  për formimin e Këshillit për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në rend dite të seancës është edhe Informacioni për ndërlidhje elektronike të 76 rajoneve amë me regjistër amë elektronik të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë  dhe planin për digjitalizim të regjistrave në Drejtori.

Ministrat sot  duhet të prononcohen edhe për Propozim – Programin kombëtar për koordinim dhe ndërmarrje të masave efektive për mbikëqyrje në treg për vitin 2019 dhe 2020, me Plan Veprues.

Ministria e Punëve të Brendshme për seancën e sotme e propozoi Informacionin për progresin në modernizimin e sistemeve IT në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si parakusht  për shkëmbimin e ueb serviseve.

Ministria e Shëndetësisë do ta prezantojë Informacionin për progresin e aktiviteteve në realizimin e planit veprues për projektin –  bashkimi i shtëpive shëndetësore me spitale të përgjithshme ku ajo është e nevojshme, dhe Informacioni për progresin e aktiviteteve në realizimin e projektit “Shërbim për ndihmë dhe mbështetje të personave të moshuar Vizitë shtëpiake dhe Mjek shtëpiak”

Në seancën .e sotme do të gjindet edhe Informacioni për realizmin  e aktiviteteve të Strategjisë kombëtare për zhvillimi e sistemit penitenciar në Republikën e Maqedonisë  së Veriut  (2015-2019) në vitin 2018, në propozim të Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat