Tevdovski ende pa vendim për rishikimin e buxhetit - Bota Sot
Tevdovski ende pa vendim për rishikimin e buxhetit

Maqedonia

Tevdovski ende pa vendim për rishikimin e buxhetit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:27
Dragan Tevdovski

Edhe krahas realizimit të dobët të investimeve kapitale dhe krahas paralajmërimit të kryeministrit Zoran Zaev se këtë verë do të bëhet rishikimi i buxhetit, Ministria e Financave edhe më tej bën analiza nëse për momentin ka nevojë për rishikim të arkës shtetërore. Ministri i financave, Dragan Tevdovski pohon se ka mendimin e njëjtë si të kryeministrit, por shton se për momentin performancat e ekonomisë janë të mira. Edhe pse të dhënat për shpenzimet buxhetore tregojnë se për tre muaj janë realizuar vetëm 6.2% nga 400 milionë eurot e parapara për investime kapitale, Tevdovski thotë se ka përmirësim në realizim. Numri një i financave pohimet e këtilla i mbështet në realizimin e lartë të projekteve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore. Por, tha se presion ka tek dikasteret e tjera.

Ka përmirësim në realizimin e investimeve kapitale, ne si ministri kërkojmë deri tek të gjitha ministritë të kushtojnë vëmendje dhe mendojmë se do të ketë rezultate nëse i shikojmë të gjitha parformancat, treguesit makro- ekonomik që e formojnë Prodhimin Bruto Vendor dhe këto tregues janë të mirë- deklaroi Dragan Tevdovski- ministër i financave.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski thotë se në terren vërehet aktivitet i shtuar ndërtimor në pjesën e ndërtimit të rrugëve, hekurudhave dhe gazsjellësit. Njëjtë sikur vitin e kaluar, rezultate më të mira pret në tre tremujorët e ardhshëm. Shton se deri në fund të sezonit ndërtimor do të përmbushen të gjitha premtimet në pjesën e projekteve në infrastrukturë.

Pritjet e mija janë se në tremujorin e dytë, të tretë dhe të katërt do të kemi realizim më të madh të investimeve kapitale- tha Goran Sugareski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

Kryeministri Zaev paralajmëroi rishikim të buxhetit gjatë verës, por jo për shkak të realizimit të dobët të projekteve kapitale, por për shkak se ka rritje të të ardhurave buxhetore. Ai është optimist se në tremujorin e dytë dhe të tretë do të ketë përshpejtim të projekteve kapitale. Në tre muajt e parë të vitit, për ndërtim të rrugëve, hekurudhave, gazsjellësve, shkollave dhe projekteve tjera janë shpenzuar vetëm 26.2 milionë euro nga 420 milionët e parapara për këtë vit. Realizim të dobët kishim edhe vitin e kaluar, pas çka me rishikimin e buxhetit, Qeveria patjetër duhej të shkurtojë rreth 100 milionë euro nga kjo normë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...