Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Në shkolla do të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Në shkolla do të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Në seancën e sotme, Qeveria mori vendim përfundimtar që në shkolla të regjistrohen vetëm fëmijët të cilët janë të vaksinuar dhe kanë një dokument – certifikatë të përshtatshme për këtë. Në të gjitha shkollat të pranohen aplikimet për regjistrim në shkolla dhe të fëmijëve që nuk janë të vaksinuar, por nuk duhet të regjistrohen, derisa të dorëzohet një dokument-certifikatë e përshtatshme për vaksinim, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeç me vaksina MRP që nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 24.023. Në Shkup, numri i fëmijëve të vaksinuar është 13.684 nga gjithsej 16.361 fëmijë të pavaksinuar. Në pjesë tjetër e vendit, numri i fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14 vjeç me vaksina MRP arrin në 10.339 fëmijë.

Institucionet e kujdesit shëndetësor nuk mund të lëshojnë certifikata nëse fëmija nuk ka marrë vaksinat e detyrueshme. Certifikatat gjatë regjistrimit të fëmijëve në shkollat fillore lëshohen në qendrat shëndetësore, ku ka pikat e vaksinimit dhe ato janë pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat