Filipçe: Nuk do të heqim dorë nga vaksinimi i fëmijëve parashkollor

Maqedonia

Filipçe: Nuk do të heqim dorë nga vaksinimi i fëmijëve parashkollor

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:22
Venko Filipçe

“Nuk mund të heqim dorë nga ajo që gjithë fëmijët që pranohen në kopshte dhe shkolla fillore të vaksinohen. Derisa i kemi të gjitha mjetet në dorë, kur është e përcaktuar me ligj, është e detyrueshme të jepet çertifikata e vaksinimit, nuk mund të bëhen lëshime, të na ndodhin epidemi me raste vdekjesh”, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai theksoi se të dielën pas inaugurimit të presidentit Stevo Pendarovski, kishte takim jozyrtar me ministrin e arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi dhe me ministren e drejtësisë Renata Deskoska, ku ishin të pranishëm disa deputet ndër të cilët disa ishin mjek.

“Shkëmbyem mendime. Ministri i arsimit dëshironte atë çështje ta parashtrojë sot në seancën e Qeverisë për të marrë vendime të duhura ligjore nga Sekretariati për Legjislacion. Besoj se në fund të ditës do të dalim me mendim të përbashkët. Besoj se deri ditën e nesërme do të kemi një qëndrim të përbashkët”, deklaroi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat