Emigrantët ende përpiqen ilegalisht të tranzitojnë përmes vendit tonë

Maqedonia

Emigrantët ende përpiqen ilegalisht të tranzitojnë përmes vendit tonë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 20:31
Oliver Spasovski

Maqedonia e Veriut nuk synon të ndërtojë kampe shtesë për emigrantë, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Në dispozicion mbeten vetëm dy qendrat e pranimit në Tabanoc dhe Gjevgjeli të cilat përdoren për strehim të përkohshëm.

Drejtori i Qendrës Ndërkombëtarë për zhvillimin e politikës së migracionit deklaroi se Shkupi zyrtar mund të marrë vendim tjetër, nëse vlerëson ashtu.

Në Ohër sot u mbajt takimi i grupit drejtues të Qendrës ndërkombëtare për politikë migracioni ndërsa këtë vit me këtë institucion do të kryesojë Maqedonia e Veriut.

Për momentin nuk ka tregues nëse do të funksionojë ruta e Ballkanit Perëndimor, përveç tentimeve ilegale që i kemi tani dhe vitin e kaluar. Është e saktë që në territorin e Turqisë ekziston numër më i madh i emigrantëve. Por, ata atje nuk do të qëndrojnë gjatë. Ka emigrantë që tashmë janë integruar në shoqërinë turke dhe për këtë është shumë e rëndësishme që marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së të vazhdojë”-tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat