Dimitrov: Fillimi i negociatave me BE-në është meritor

Maqedonia

Dimitrov: Fillimi i negociatave me BE-në është meritor

Më: 14 maj 2019 Në ora: 20:46
Nikolla Dimitrov

Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Berlin, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov u takua me Michael Roth, ministër për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, dhe Jan Hecker, këshilltar për çështje të jashtme të kancelares Angela Merkel dhe Matin Huckverdi, deputet në Bundestagun e Gjemanisë nga radhët PSD-së.

Fokusi i takimit me ministrin Roth ishin çështjet lidhur me integrimin evropian të vendit. Në këtë drejtim, Dimitrov informoi mbi rrjedhën e reformave të brendshme dhe zbatimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe riafirmon argumentet për vendosjen e fillimit të negociatave për anëtarësim me BE dhe rëndësinë e mbështetjes gjermane në këtë proces.

“Këtë vit, Republika e Maqedonisë së Veriut ka argumente të forta të reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ne arritëm të bëjmë një kthesë të plotë në më pak se dy vjet dhe kjo duhet të njihet për të forcuar suksesin tonë dhe për të shërbyer si një nxitje për të tjerët në rajon. Fillimi i procesit të negociatave për anëtarësim thjesht është meritor për hapjen e një kapitulli të ri për forcimin e kursit pozitiv, përparimin e mëtejshëm të vendit dhe sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët e saj”, theksoi Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat