Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha të diellit. Në fillim të pasdites në disa vende do të ketë reshje të shiut, vetëtime dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga katër deri 12 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë nga 11 deri 21 gradë celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut ndërsa temperatura do të lëvizë nga 10 deri 19 gradë celsius.

Deri të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut ndërsa gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe më nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat