Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar

Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:03
Nikolla Dimitrov

“Vendi im sot, Maqedonia e Veriut, është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar dhe mbështetur nëse duan të bëjmë dallimin. Mësimi më i madh i gjithë kësaj është se ne mundemi të bëjmë dallimin”- kështu e thotë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

“Krahas situatës politike së sotme në Evropës, zgjedhjet evropiane, të gjitha çështjet që janë lidhur me këtë, thjesht nuk e kemi luksin të mos arrijmë në krijimin e tregimeve të suksesshme. Vendi im Maqedonia e Veriut sot është tregim i suksesshëm që duhet inkurajuar dhe mbështetur nëse duam të bëjmë dallimin. Mësimi më i madh i gjithë kësaj është se ne mundemi të bëjmë dallimin”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë më herët në Berlin kishte takime me Jan Heker, këshilltar i politikës së jashtme të kancelares Angela Merkael dhe me deputetin Metin Hakvardi ku ka kërkuar njohjen e suksesit të Maqedonisë nga ana e BE-së ku Unioni do ta rrisë ndikimin në Ballkan. Është folur edhe për reformat, marrëdhëniet e mire fqinjësore, për nevojën e BE-së ta njohë suksesin e përbashkët duke motivuar gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat